101 Fakte Shkencore dhe Paranjohja

Psalmi 19:1-3; Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një ia tregon tjetrës. Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet.

Jeremia 10:12; Ai bëri tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinë e tij.

Romakëve 1:20; Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.

Shkencë do të thotë njohuri dhe shkenca e vërtet gjithnjë pajtohet me dëshminë e dukshme. Kërkimi shkencor vazhdon të zbulon mrekullitë dhe misteret e universit tonë. Është interesante, se është vetëm një libër që i ka parashikuar shumë prej këtyre fakteve shkencore. Ai libër është Bibla.
Kjo broshurë paraqet 101 fakte shkencore të gjetura vetëm në Shkrime. Shumë prej këtyre fakteve janë shkruar disa shekuj para se të zbuloheshin. Paranjohja shkencore e gjetur vetëm në Bibël ofron vetëm një copëz ndaj provës së përgjithshme se Bibla në të vërtet është Fjala e Frymëzuar e Krijuesit. Ç’lidhje ka kjo me ju? Disa faqe të fundit e kanë përgjigjen - nevojitet t'i lexoni me kujdes.


1
Toka rri pezull mbi asgjë (Jobi 26:7), e ndikuar vetëm nga graviteti. Përderisa burimet tjera deklaruan se toka qëndronte mbi shpinën e elefantit ose të breshkës, ose mbahej nga Atlasi, vetëm Bibla konstaton atë çka ne e dimë se është e vërtet- “Ai e…mban tokën pezull mbi hiçin.”

2
Krijimi është bërë nga grimca të padallueshme për sytë tanë (Hebrenjve 11:3). Deri në shekullin 19 nuk është zbuluar se e gjithë materia e dukshme përbëhet nga elemente të padukshme.

3
Bibla e specifikon dimensionin e përsosur për një lundër stabile uji (Zanafilla 6:15). Ndërtuesit e anijeve sot e kanë parasysh se dimensioni ideal për stabilitet të anijes është që gjatësia të jetë gjashtë herë më e madhe se gjerësia. Mbani mend, Perëndia ia tregoj Noeut dimensionin ideal për arkën para 4500 viteve.

4
Kur kemi të bëjmë me sëmundje, rrobat dhe trupi duhet të lahen në ujë të rrjedhshëm (Levitiku 15:13). Me shekuj të tërë njerëzit në mënyrë naive janë larë në ujë të ndalur. Sot e njohim nevojën që t'i lajmë bakteret me ujë të freskët.

5
Industria e higjienës e lindur (Ligji i Përtërirë 23: 12-13). Para afër 3500 viteve Perëndia e urdhëroj popullin e tij që të kenë një vend jashtë kampit ku mund ta lironin vetën e tyre. Secili prej tyre duhet të bartte një lopatë në mënyrë që ata të mund të hapnin një gropë (nevojtore) dhe ta mbulonin jashtëqitjen e tyre. Deri në Luftën e I-rë Botërore më shumë ushtarë kanë vdekur nga sëmundjet se sa nga lufta sepse nuk e kanë izoluar jashtëqitjen njerëzore.

6
Oqeanet kanë burime (Jobi 38:16). Oqeani është shumë i thellë. Gati i tërë fundi i detit është në errësirë të plotë dhe shtypja aty është e madhe. Do të ishte e pamundur që Jobi të hulumtonte “burimet e detit”. Deri rishtas, është menduar se oqeanet ushqeheshin vetëm nga lumenjtë dhe shiu. Sidoqoftë në vitet e 1970-ta, me ndihmën e nëndetëseve hulumtuese që zhyten thellë e të cilat ishin ndërtuar që të durojnë 2722 kg për 6.45 cm në katror, oqeanografët zbuluan burime të ujit në fund të detit.

7
Ka male në fund të oqeanit (Jona 2:5-7). Vetëm në shekullin e fundit e kemi zbuluar se ka male të larta dhe kanale të thella në thellësi të detit.

8
Gëzimi dhe hareja janë kuptuar (Veprat e Apostujve 14:17). Evolucioni nuk mund ti shpjegoj emocionet. Materia dhe energjia nuk ndjejnë. Shkrimi e shpjegon se Perëndia e vendos gëzimin në zemrat tona (Psalmi 4:7), dhe gëzim i plotë mund të gjendet vetëm në prezencën e Krijuesit tonë – “ka shumë gëzim në prezencën tënde” (Psalm 16:11).

9
Gjaku është burimi i jetës dhe shëndetit (Levitiku 17:11, 14). Deri para 120 viteve, njerëzve të sëmurë i ishte “marrë gjak” dhe si rezultat shumë vdiqën (p.sh Xhorxh Uashingtoni). Sot e dimë se gjaku i shëndetshëm është i nevojshëm për të sjellë lëndë ushqyese jetë dhënëse në çdo qelizë të trupit. Perëndia e shpalli se “jeta e mishit është në gjak” shumë më përpara se shkenca ta kuptonte funksionin e tij.

10
Bibla thotë që Perëndia krijoj jetë sipas llojeve (Zanafilla 1:24). Fakti që Perëndia i dallon llojet, pajtohet me atë çka shkencëtarët vëzhgojnë – d.m.th se ka kufij gjenetik horizontal përtej të cilëve jeta nuk mund të ndryshoj. Jeta prodhon sipas llojit të vet. Qentë prodhojnë qenë, macet prodhojnë mace, trëndafilat prodhojnë trëndafila. Kurrë nuk e kemi dëshmuar një lloj duke u ndryshuar në një lloj tjetër siç supozon evolucioni. Vërtet ka kufij natyral ndaj ndryshimeve biologjike.

11
Sjellja fisnike e kuptuar (Gjoni 15:13; Romakëve 5:7-8). Bibla dhe historia na zbulojnë se njerëz të panumërt i kanë rrezikuar madje edhe sakrifikuar jetët e tyre për dikë tjetër. Ky realitet është plotësisht në kundërshtim me teorinë e Darvinit se më i afti mbijeton.

12
Dilema e pulës ose vezës e zgjidhur (Zanafilla 1:20-22). Cila erdhi e para, pula apo veza? Kjo pyetje i ka shqetësuar filozofët me shekuj. Bibla konstaton se Perëndia krijoi zogjtë sipas llojit të tyre. Prandaj pula është krijuar e para me aftësinë që të bëjë vezë! Sidoqoftë, evolucioni nuk ka zgjidhje për këtë dilemë.

13
Cilat erdhën së pari, proteinat apo ADN-ja (Zbulesa 4:11)? Për evolucionistët dilema e pulës apo vezës shkon edhe më thellë. Pulat përbëhen nga proteinat. Kodi për secilën proteinë qëndron në sistemin ADN/ARN. Sidoqoftë, proteinat kërkohen në mënyrë që të prodhojnë ADN. Pra cilat erdhën së pari: proteinat apo ADN-ja? I VETMI shpjegim është se ato janë krijuar së bashku.

14
Trupat tonë janë bërë nga pluhuri i tokës (Zanafilla 2:7; 3:19). Shkencëtarët e kanë zbuluar se trupi njerëzor përbëhet nga rreth 20 elemente bazë dhe gjurmë – dhe këto të gjitha janë gjetur në tokë.

15
Ligji i Parë i Termodinamikës i vendosur (Zanafilla 2:1-2). Ligji i parë konstaton se gjithë sasia e energjisë dhe materies në univers është një gjë e pandryshueshme. Një formë e energjisë mund të ndryshohet në një tjetër, por sasia totale qëndron gjithnjë e njëjtë. Prandaj krijimi është përfunduar, saktësisht siç tha Perëndia krejt atje mbrapa në Zanafillë.

16
Tre vargjet e para të Zanafillës me përpikëri i shprehin të gjitha aspektet e krijimit (Zanafilla 1:1-3). Shkenca e shpreh universin në terme të: kohës, hapësirës, materies dhe energjisë. Në kapitullin një të Zanafillës lexojmë: “Në fillim Perëndia krijoi qiejt (hapësirën) dhe token (materien)… Pastaj Perëndia tha: "U bëftë drita!(energjia). ” Asnjë shënim tjetër i krijimit nuk pajtohet me dëshminë e dukshme.

17

Universi e kishte një fillim (Zanafilla 1:1; Hebrenjve 1:10-12). Duke filluar me studimet e Albert Ajnshtajnit në vitet e hershme të viteve të 1900-ta dhe duke vazhduar sot, shkenca e ka konfirmuar se universi e ka pas një fillim. Kur është shkruar Bibla shumica e njerëzve besuan se universi ishte i përjetshëm. Shkenca i ka dëshmuar se ata ishin gabim, por Bibla korrekt.

18

Toka është një rruzull (Isaia 40:22). Në një kohë kur shumë njerëz menduan se toka ishte e rrafshët , Bibla na tregon neve se toka është në formë rruzulli.

19

Shkrimi pretendon një tokë rrotulluese (sferike), (Lluka 17:34-36). Jezusi tha se në kohën e kthimit të tij disa do të ishin në gjumë, natën, ndërsa të tjerët do të ishin duke punuar në aktivitete të ditës, në fushë. Kjo është një indikacion i qartë i një toke rrotulluese, me ditë dhe natë që ndodhin njëherësh.

20

Origjina e ylberit është shpjeguar (Zanafilla 9:13-16). Para vërshimeve ka ekzistuar një ambient tjetër në tokë (Zanafilla 2:5-6). Pas vërshimeve, Perëndia e vendosi ylberin e tij “në re” si shenjë se nuk do ta gjykonte më kurrë tokën me ujë. Meteorologët tani e kuptojnë se një ylber formohet kur dielli shkëlqen nëpërmes pikëzave të ujit- të cilat veprojnë si prizëm – duke e ndarë dritën e bardhë në spektrin e saj me ngjyra.

21

Drita mund të ndahet (Jobi 38:24). Sër Isak Njutoni e studioj dritën dhe zbuloj se drita e bardhë përbëhet nga shtatë ngjyra të cilat mund të “ndahen” dhe pastaj të rikombinohen. Shkenca e konfirmoj këtë para katër shekujve – Perëndia e shpalli këtë para katër mileniumeve!

22

Rrymat e oqeaneve të parashikuar (Psalmi 8:8). Para tre mijë vjetësh Bibla i përshkroi “shtigjet e detit”. Në shekullin 19 Methju Mauri – ati i oqeanografisë – pasi e lexoj Psalmin 8, bëri kërkime dhe i zbuloj rrymat e ujit që ndjekin shtigje specifike nëpër dete! Duke i shfrytëzuar të dhënat e Maurit, lundërtarët e marinës që nga ajo kohë i kanë ulur për shumë ditë kohën e nevojshme për përshkim të detit.

23

Imoraliteti seksual është i rrezikshëm për shëndetin tuaj (1 Korintasve 6:18; Romakëve 1:27). Bibla paralajmëron se “ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet.” dhe se ai që kryen mëkat homoseksual do të “marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.” Shumë të dhëna tani e konfirmojnë se çfarëdo marrëdhënie seksuale jashtë martesës së shenjtë është e pasigurtë.

24

Riprodhim shpjegohet (Zanfilla 1:27-28; 2:24; Marku 10:6-8). Përderisa evolucioni nuk ka mekanizëm për të shpjeguar se si organet riprodhuese të mashkullit dhe femrës kanë evoluar në të njëjtën kohë, Bibla thotë se nga fillimi Perëndia bëri mashkull dhe femër në mënyrë që të shumohet raca njerëzore dhe qeniet e kafshëve.

25

Numër i pallogaritshëm i yjeve (Jeremia 33:22). Në një kohë kur më pak se 5,000 yje kanë qenë të dukshëm për syrin e njeriut, Perëndia konstatoj se yjet e qiellit ishin të panumërt. Deri në shekullin e 17-të Galileo nuk e ka parë pafundësinë e universit tonë me teleskopin e tij të ri. Sot astronomët vlerësojnë se ekzistojnë dhjetë mijë miliard bilion yje – ajo është 1 me 25 zero! Sidoqoftë, siç konstaton Bibla, shkencëtarët e pranojnë se ky numër mund të jetë mjerisht pasaktë.

26

Numri i yjeve edhe pse i madh, është i kufizuar (Isaia 40:26). Edhe pse njeriu nuk është në gjendje që të llogaris numrin e saktë të yjeve, tani e dimë se numri i tyre është i kufizuar. Natyrisht që Perëndia e ka ditur gjithnjë – “Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.” (Psalmeve 147:4). Çfarë Perëndie i mrekullueshëm!

27

Bibla e krahason numrin e yjeve me numrin e kokrrave të rërës në bregdet (Zanafilla 22:17; Hebrenjve 11:12) Në mënyrë të mahnitshme, llogaritja bruto e numrit të kokrrave të rërës është e krahasueshme me llogaritjen e numrit të yjeve në univers.

28

Refuzimi i Krijuesit të çon në prishje (Romakëve 1:20-32). Bibla na paralajmëron se kur një qenie njerëzore e refuzon provën e parezistueshme për një Krijues, paudhësia do të rezultoj. Që kur teoria e evolucionit e ka përfshirë globin, aborti, pornografia, gjenocidi, etj. të gjitha janë ngritur ashpër.

29

Fakti që Perëndia e vërshoi tokën njëherë (vërshima në kohën e Noeut) do të mohohej (2 Pjetri 3:5-6). Ekziston një grumbull i dëshmive të fosileve që e provojnë këtë fakt, megjithëse mohohet kategorikisht nga shumica e botës shkencore sepse ishte gjykimi i Perëndisë mbi ligësinë e njeriut.

30

Depozita të gjëra të fosileve të parashikuara (Zanafilla 7). Kur bimët dhe kafshët vdesin ato dekompozohen shpejt. Sidoqoftë miliarda formë jete nëpër glob janë ruajtur si fosile. Gjeologët tani e dinë se fosilet formohen vetëm nëse është një depozitim i shpejt i varrosur larg kafshëve që ushqehen me kërma dhe baktere. Kjo është në pajtim saktësisht me atë çka Bibla thotë që ndodhi gjatë vërshimit global.

31

Kontinentet u krijuan si një masë e madhe e tokës (Zanafilla 1:9-10). Shumë gjeologë pajtohen se ka dëshmi të fortë që toka ka qenë një super kontinent-ashtu siç e ka thënë Bibla krejt prapa tek Zanafilla.

32

Lëvizja kontinentale e dëshmuar (Zanafilla 7:11). Sot studimi i fundit të detit tregon se masat tokësore janë shqyer. Shkrimi deklaron se gjatë vërshimeve globale “burimet e humnerës së madhe shpërthyen.” Kjo ngjarje në formë kataklizmi dukshëm ka rezultuar në pllakat kontinentale të thyhen dhe lëvizin.

33

Epoka e akullit e dëshmuar (Jobi 38:29-30). Para vërshimeve globale toka dukshëm ishte sub tropike. Sidoqoftë shpejt mbas vërshimeve, Bibla e përmend akullin shpesh- “Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.” (Jobi 37:10). Dukshëm epoka e akullit ndodhi në shekujt pasues të Vërshimeve.

34

Jeta fillon me fekondim (Jeremia 1:5). Perëndia deklaron se ai na ka njohur para se të lindnim. Dënimi biblik për vrasjen e një fëmije të palindur ishte vdekje (Eksodi 21:22-23). Sot, është një fakt i pakundërshtueshëm biologjik se veza e fekonduar është në të vërtet një qenie e tërë njerëzore. Asgjë nuk do ti shtohet qelizës së parë përveç ushqimit dhe oksigjenit.

35

Mund të marrësh vezë ose zogj të vegjël për ushqim, por duhet ta lësh nënën të lirë. (Ligji i Përtërirë 22:7). Kjo do të mbronte një specie nga zhdukja. Ky është një shembull i bukur i një fryme dhembshurie të Ligjit të Moisiut, në të kontrolluarit e shprehisë së një shkatërrimi të kotë dhe të inkurajoj një frymë të dashur dhe të një butësie të dhembshur ndaj krijesës më të vogël. Por ekzistonte urtësi si dhe dashamirësi në urdhërim; sepse, siç janë të njohur zogjtë për të shërbyer përdorimeve të rëndësishme në ekonomin e natyrës, zhdukja e një specie, qoftë një zogu të ngrënshëm ose grabitqar, duhet që në çdo vend të jetë një e keqe serioze. Por Izraeli, në veçanti, ishte i vendosur në një klimë që ka prodhuar gjarpërinj dhe akrepa helmues; dhe shkretëtirat dhe malet do të mbusheshin me ta si dhe me miza, karkaleca, minj, dhe parazitë të llojeve të ndryshme nëse zogjtë nuk që ushqeheshin me to ata do të shkatërroheshin. Prandaj, këshilla e dhënë në këtë pasazh ishte e ditur dhe gjithashtu dashamirëse, që me e lënë nënën (e zogjve) të paprekur për shumimin e specieve, përderisa marrja e zogjve nganjëherë ishte lejuar si kontroll ndaj rritjes tepër të shpejtë.

36

ADN-ja e parashikuar (Psalmi 139:13-16). Gjatë viteve të 1950-ta, Uatsoni dhe Kriku e gjetën planin gjenetik për jetën. Para tre mijë viteve, Bibla duket t’i referohet këtij kodi të shkruar digjital në Psalmin 139 – “Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.”

37

Perëndia e ka krijuar tërë qenien njerëzore nga një gjak (Veprat e Apostujve 17:26; Zanafilla 5). Hulumtimet, sot kanë zbuluar se të gjithë ne kemi rrjedhur nga një grup i njëjtë gjenesh. P.sh., një studim i vitit 1995 i një seksioni të kromozomeve Y nga 38 burra nga grupet e ndryshme etnike nëpër botë ishte në përputhshmëri me mësimin Biblik se ne të gjithë vijmë nga një njeri (Adami).

38

Origjina e grupeve kryesore të gjuhëve shpjegohet (Zanafilla 11). Mbas rebelimit në Babel, Perëndia i shpërndau njerëzit duke e ngatërruar një gjuhë në shumë gjuhë. Evolucioni mëson se ne të gjithë kemi rrjedhur nga një paraardhës i përbashkët, sidoqoftë nuk ofron asnjë mekanizëm që të shpjegoj origjinën e mijëra gjuhëve të shumëllojshme që ekzistojnë sot.

39

Origjina e “racave” të ndryshme shpjegohet (Zanafilla 11). Përderisa pasardhësit e Noeut migruan nëpër botë mbas Babelit, secili grupë gjuhësh zhvilloi tipare të veçanta bazuar nga ambientin dhe variacionet gjenetike. Ata që kishin një strukturë gjenetike të përshtatshme për ambientin mbijetuan të riprodhojnë. Me kalimin e kohës, disa tipare të caktuara (si lëkura e zezë për ata që ishin më afër ekuatorit) dominuan. Zanafilla vetëm ofron përgjigje të arsyeshme ndaj origjinës së racave dhe gjuhëve.

40

Perëndia na ka dhënë gjethet e pemëve si ilaçe. (Ezekieli 47:12; Zbulesa 22:2). Kulturat e lashta përdorën shumë ilaçe barishtore. Sot, mjekësia moderne ka rizbuluar çfarë Bibla ka thënë gjatë gjithë kohës se ka komponente shëruese që gjenden në bimë.

41

Ligje dietetike të shëndosha (Levitiku 11:9-12). Shkrimi deklaron se ne duhet t’i shmangemi atyre krijesave detare që nuk kanë as pendë as luspa. Tani ne e dimë se ushqyesit e fundit të detit (ato pa pendë ose luspa) hanë jashtëqitje dhe mund të bartin sëmundje.

42

Bibla na paralajmëron që të mos hahen zogjtë grabitqar (Levitiku 11:13-19). Shkencëtarët tani kanë kuptuar që zogjtë që hanë cofëtinë (mish të dekompozuar), shpesh përhapin sëmundje.

43

Shmanguni derrit (Ligji i Përtërirë 14:8). Para jo shumë kohe, shkenca mësoi se të ngrënit e mishit të derrit të pa përgatitur mjaft shkakton një infektim nga parazitët që quhen trikinosis. Tani, konsideroni këtë: Bibla e ndaloj ngrënien e derrit më shumë se 3,000 vite para se ne të mësonim se si me e përgatit mishin e derrit sigurt.

44

Ambientalizmi radikal parashikohet (Romakëve 1:25). Para 2000 viteve, fjala e Perëndisë deklaroi se shumë vetë do të adhuronin dhe ti shërbenin krijesës në vend të Krijuesit. Sot, natyra nderohet si “Nënë” dhe natyralizimi adhurohet si i shenjtë.

45

Vrimat e zeza dhe materia e errët të parapara (Mateu 25:30; Juda 1:13; Isaia 50:3). Kozmonautët tani spekulojnë se mbi 98% e universit të njohur përbëhet nga materia e errët me energji të errët dhe vrima të zeza. Fusha gravituese e një vrime të zezë është aq e fortë sa që asgjë, madje as drita nuk kalon. Përtej universit të gjerë s’ka radiacion të matur prandaj ekziston vetëm errësira e jashtme. Këto teori e pasqyrojnë me sa duket një përshkrim të përpiktë të asaj çfarë Bibla e quan “errësira e jashtme” ose “terri i errësirës së përhershme”.

46

Ligji i Dytë i Termodinamikës (Entropia) shpjegohet (Psalmi 102:25-26). Ky ligj deklaron se gjithçka në univers po shkarkohet, po prishet, duke u bërë gjithnjë e më pak e rregullt. Entropia (çrregullimi) hyri kur qenia njerëzore u rebelua kundër Perëndisë – duke rezultuar në mallkim (Zanafilla 3:17; Romakëve 8:20-22). Historikisht shumica e njerëzve besuan se universi ishte i pandryshuar. Sidoqoftë shkenca moderne e verifikon se universi po “vjetrohet si një rrobë” (Hebrenjve 1:11). Evolucion drejtpërdrejt e kontradikton këtë ligj.

47

Gruaja e Kainit zbulohet (Zanafilla 5:4). Skeptikët pohojnë që Kaini s’kishte me kë të martohet – prandaj Bibla duhët të jetë false. Sidoqoftë, Bibla deklaron hapur se Adami dhe Eva kishin bijë dhe bija të tjera. Kaini është martuar me motrën e tij.

48

Ligjet e incestit të themeluara (Levitiku 18:6). Martesa me një të afërm në botën e lashtë ka qenë një gjë e zakontë. Sidoqoftë, duke filluar rreth vitit 1500 p.K., Perëndia e ndaloi këtë praktikë. Arsyeja është e thjeshtë – mutacionet (ndryshimet) gjenetike (që rezulton nga mallkimi) kishte një efekt grumbullues. Edhe pse Kaini ka mundur lirisht të martohej me motrën e tij për shkak se rezerva gjenetike ishte ende relativisht e pastër gjatë asaj kohe. Gjatë kohës së Moisiut gabimet gjenetike pësuan fryerje. Sot gjenetikët konfirmojnë se rreziku që një abnormalitet gjenetik t’i pasohet fëmijës suaj është shumë më i madh nëse martohesh me një të afërm ngaqë të afërmit kanë më shumë gjasa që të bartin të të njëjtat gjene defekte. Nëse shumohen, trashëgimtarët e tyre janë më të prirur që të kenë defekte të shprehura.

49

Përzierja gjenetike e farërave të ndryshme e ndaluar (Levitiku 19:19; Ligji i Përtërirë 22:9). Bibla paralajmëron kundër përzierjes së farërave të ndryshme – sepse kjo rezulton në një të korrur më të keqe ose të rrezikshme. Tani ekziston një evidencë në rritje se të korrat jo natyrale gjenetikisht të sajuara, jo natyrale mund të jenë të dëmshme.

50

Cikli hidrologjik përshkruhet (Predikuesit 1:7; Jeremia 10:13; Amosi 9:6). Para katër mijë vjetësh Bibla deklaroi se Perëndia “…tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, që dendësohet pastaj në shi, që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.” (Jobi 36:27-28). Njerëzit në antikë vëzhgonin lumenjtë e mëdhenj që derdheshin në dete por nuk mund të kuptonin përse nuk ngrihej niveli i detit. Sado që vëzhgonin reshjet e shiut ata posedonin vetëm teori të çuditshme rreth origjinës së shiut. Meteorologët tani e kuptojnë që cikli hidrologjik përbëhet nga evaporimi, transferimi atmosferik, distilimi dhe precipitimi. 

51

Dielli shkon në një qark (Psalmi 19:6). Disa shkencëtarë e kanë përqeshur këtë varg duke menduar se kjo mësonte gjeocentrizmin – teorinë që dielli sillet rreth tokës. Ata insistuan se dielli ishte i palëvizshëm. Sidoqoftë, ne e dimë se dielli udhëton nëpër hapësirë përafërsisht 965,000 km në orë. Në kuptimin e plotë të fjalës dielli lëvizë në një qark të madh – ashtu siç deklaroj Bibla para 3,000 viteve!

52

Rrethprerja në ditën e tetë është idelae (Zanafilla 17:12; Levitiku 12:3; Lluka 1:59). Shkenca mjekësore e ka zbuluar se koagulimi i gjakut nga protrombina kimike arrin kulmin tek një i sapolindur në ditën e tetë. Kjo është pra dita më e sigurt që të rrethpritet një foshnjë. Si e ka ditur Moisiu?!

53

Perëndia na ka ofruar sasinë e duhur të ujit për të mbijetuar (Isaia 40:12). Siç e dimë se sikur të kishte shprehimisht më shumë ose më pak ujë, toka nuk do të mund të mbante gjallë jetën siç e dimë.

54 Toka është dizajnuar për jetë biologjike (Isaia 45:18). Shkencëtarët kanë zbuluar se karakteristikat më themelore të tokës sonë dhe të kozmosit janë të akorduara aq përsosmërisht sa që sikur vetëm një prej tyre të ishte pak më ndryshe, jeta siç e dimë nuk mund të ekzistonte. Ky quhet principi antropik dhe pajtohet me Biblën që deklaron se Perëndia e ka formuar tokën që të banohet.

55

Universi është duke u zgjeruar (Jobi 9:8; Isaia 42:5; Jeremia 51:15 Zekeria 12:1). Perëndia vazhdimisht deklaronte që ai i shtrin qiejt. Gjatë fillimit të shekullit të 20-të, shmë shkencëtarë (përfshirë edhe Ainshtajnin) besonin që universi është statik. Të tjerët besonin që është dashur të ketë pësuar kolaps për shkak të gravitetit. Pastaj në vitin 1929, astronauti Edvin Habël tregoi që galaksitë e largëta po zmbrapsen nga toka dhe sa më largë që shkonin aq më shpejtë lëviznin. Ky zbulim e revolucionoi fushën e astronomisë. Ajnshtajni e pranoi gabimin e tij dhe sot shumica e astronomëve pajtohen me atë që Krijuesi na kishte thënë mijëra vite më parë.

56

Ligji i Biogjenezës shpjegohet (Zanafilla 1). Shkencëtarët vëzhgojnë që jeta vjen vetëm nga një jetë ekzistuese. Ky ligj nuk është thyer kurrë nën vëzhgim apo eksperimentim (siç e imagjinon evolucioni). Prandaj jeta, jeta e Perëndisë, krijoj tërë jetën.

57

Zhdukja e kafshëve dhe bimëve shpjegohet (Jeremia 12:4; Osea 4:3). Sipas evolucionit, herë pas here ne do të dëshmojmë një lloj të ri që del në ekzistencë. Megjithatë, kjo nuk është vëzhguar kurrë. Në të kundërtën, siç e shpjegon Shkrimi, që nga mallkimi në tërë krijimin, ne vëzhgojmë vdekje dhe zhdukje (Romakëve 8:20-22).

58

Drita udhëton në një shteg (Jobi 38:19). Drita thuhet të ketë një “rrugë” [Hebraisht: derek, fjalë për fjalë një shteg udhëtimi ose rrugë]. Deri në shekullin e 17-të është besuar se drita është transmetuar menjëherë. Ne tani e dimë se drita është një formë e energjisë që udhëton në 299.274 km për sekondë në një vijë të drejtë. Vërtet, është një “rrugë” e dritës.

59

Ajri ka peshë (Jobi 28:25). Dikur është menduar se ajri ishte i papeshë. Sidoqoftë, para 4000 vjetësh Jobi deklaroj se Perëndia e caktoi peshën për erën.” Në vitet e fundit, meteorologët e kanë llogaritur se një stuhi mesatare përmban mijëra tonelata shi. Për ta bartur këtë peshë, ajri duhet të ketë një masë.

60

Rrymimi i ajrit parashikohet (Predikuesit 1:60). Në një kohë kur është menduar se stuhitë kanë fryrë drejt, Bibla deklaron “Era fryn në drejtim të jugut, pastaj kthehet nga veriu; kthehet dhe rikthehet vazhdimisht dhe bën po ato rrotullime.” Mbreti Solomon e shkroi këtë para 3,000 viteve. Tani konsideroni këtë: nuk ishte deri në Luftën e Dytë Botërore që e zbuluan cirkun e rrjedhës së ajrit.

61

Karantina mjekësore themelohet (Levitiku 13:45-46; Numrat 5:1-4). Shumë kohë përpara se njeriu të kuptonte parimin e karantinës, Perëndia i urdhëroi Izraelitët që t’i izolojnë ata që kishin sëmundje ngjitëse deri sa të shëroheshin.

62

Secili yll është i veçantë (1 Korintasve 15:41). Disa shekuj para zbulimit të teleskopit, Bibla deklaroj çfarë vetëm Perëndia dhe engjëjt e ditën – secili yll ndryshon në madhësi dhe në intensitet!

63

Bibla thotë se drita mund të dërgohet, dhe pastaj ta manifeston veten e saj në fjalë (Jobi 38:35). Tani ne e dimë se valët e radios dhe valët e dritës janë dy forma të së njëjtës gjë – valë elektromagnetike. Prandaj, valët e radios janë një formë e dritës. Sot duke e përdorur radio transmetuesin mund të dërgojmë “vetëtima” që vërtet flasin kur të arrijnë.

64

Të qeshurit promovon shërimin fizik (Fjalët e Urta 17:22). Studimet e fundit  konfirmojnë atë që mbreti Solomon ishte frymëzuar të shkruante para 3,000 vjetësh, “Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë” P.sh. e qeshura e ulë nivelin e hormoneve të caktuara të stresit. Kjo sjellë balancë në sistemin e imunitetit, që i ndihmon trupit tënd që të luftoj sëmundje.

65

Pikëllimi i intensifikuar apo stresi është i dëmshëm për shëndetin tuaj (Fjalët e Urta 18:14; Marku 14:34). Hulumtuesit kanë studiuar individë të caktuar pa probleme të mëparshme shëndetësore që kanë shfaqur simptome të kardiomiopatisë nga stresi duke përfshirë dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, tensioni të ulët të gjakut dhe madje insuficiencë të zemrës si pasojë e një stres incidenti.

66

Mikroorganizmat parashikohen (Eksodi 22:31). Bibla na paralajmëron “…nuk do të hajë mish kafshe të ngordhur në mënyrë të natyrshme apo të shqyer, për të mos u bërë i papastër. Unë jam Zoti.” ( Levitiku 22:8). Sot ne e kuptojmë se një kufomë në kalbje është plot me baktere që shkaktojnë sëmundje.

67

Bibla na paralajmëron kundër ngrënies së yndyrës (Levitiku 7:23). Vetëm në dekadat e fundit komuniteti mjekësor ka dalë në përfundimin se yndyra i bllokon arteriet dhe kontribuon në sëmundjet e zemrës.

68

Mos konsumoni gjak (Levitiku 17:12). Një ritual i zakonshëm në shumë religjione në botën e lashtë ishte për të pirë gjak. Sidoqoftë, Krijuesi në mënyrë të përsëritur i tha popullit të Tij që të përmbahen nga gjaku (Zanafilla 9:4; Levitiku 3:17; Veprat e Apostujve 15:20; 21:25). Natyrisht, shkenca moderne zbulon se konsumimi i gjakut të papjekur është i rrezikshëm.

69

Bibla i përshkruan dinozaurët (Jobi 40:15-24). Në vitin 1842, Sër Richard Ouen e sajoi fjalën dinozaur, që d.m.th. “hardhucë e tmerrshme,” pasi që zbuloi fosile të mëdha reptilësh. Sidoqoftë në Librin e Jobit, i shkruar para 4,000 viteve, Perëndia e përshkruan behemothin si më të madhin prej të gjitha krijesave të tokës, ngrënës bimësh (herbivore), me forcë të në ijet dhe këmbët e tij, muskuj të fuqishëm të barkut, me bisht sikur një pemë prej kedri, dhe kocka si shufra prej hekuri. Ky është një përshkrim i saktë i sauropodit – familja më e madhe e njohur e dinozaurëve.

70

Kënaqësia shpjegohet (Psalmi 36:8). Evolucioni nuk mund të shpjegoj kënaqësin – edhe kemikalet më të ndërlikuara nuk përjetojnë hare. Sidoqoftë Bibla deklaron se Perëndia “na jep gjithçka bujarisht për t’u gëzuar” (1 Timoteut 6:17). Kënaqësia është dhuratë nga Perëndia.

71

Jeta është më tepër se materie dhe energji (Zanafilla 2:7; Jobi 12:7-10). Ne dimë se nëse një krijese i mohohet ajri, vdes. Edhe pse trupi i tij mund të jetë tërësisht i paprekur dhe ajri me energjinë I janë rikthyer për të dhënë jetë, trupi mbet i vdekur. Shkrimi pajtohet me dëshminë e dukshme kur deklaron se vetëm Perëndia mund të jep frymën e jetës. Jeta nuk mund të shpjegohet vetëm me anë të lëndëve të para, kohës dhe vetëm rastit siç do të na drejtonin evolucionistët për të besuar.

72

Prejardhja e muzikës shpjegohet(Psalmi 40:3). Evolucioni nuk mund të shpjegoj origjinën e muzikës. Bibla thotë se çdo dhuratë e mirë vjen nga Perëndia (Jakobi 1:17). Kjo përfshin edhe melodi të gëzueshme. Perëndia ju ka dhënë dhuntinë e të bërit muzikë, njeriut dhe engjëjve. (Zanafilla 4:21; Ezekieli 28:13). Këndimi është bërë për të shprehur gëzim dhe adhurim ndaj Zotit (Jobi 38:7; Psalmi 95:1-2).

73

Paraardhësit tanë nuk kanë qenë primitivë (Zanafilla 4:20-22; Jobi 8:8-10;12:12). Arkeologët kanë zbuluar se paraardhësit tanë kanë punuar në miniera, kanë pasur fabrika metalurgjike, kanë krijuar ndërtesa të klimatizuar, kanë dizajnuar instrumente muzikore, i kanë studiuar yjet dhe shumë më tepër. Kjo dëshmi drejtpërdrejt e kontradikton teorinë e evolucionit, por pajtohet me Fjalën e Perëndisë.

74

Njerëzit e shpellave përshkruhen në Bibël (Jobi 30:1-8). Para katër mijë viteve, Jobi i përshkruan ca “njerëz pa vlerë” që ishin përzënë nga shoqëria në plaçkitje “midis kaçubave” për mbijetesë dhe “që jetojnë në skërkat (çarjet) e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve.” Prandaj “njerëzit e shpellave” ishin thjesht të dëbuar dhe vagabondë – jo etërit tanë primitivë siç spekulojnë evolucionistët.

75 Shkatërrimi ambiental i planetit parashikohet (Zbulesa 11:18). Megjithëse evolucioni paramendon se gjërat duhet të jenë duke u bërë më mirë, Bibla e parashikoi se çka është duke ndodhur në të vërtet sot: ndotje, shkatërrim dhe sundim i korruptuar.

76

Fara e një bime përmban jetën e saj (Zanafilla 1:11; 29). Siç është shpallur në librin e Zanafillës tani e kuptojmë se brenda farës së thjeshtë është vetë jeta. Brenda farës është një faktor i imët i një kompleksiteti mahnitës. Asnjë shkencëtarë nuk mund të ndërtojë një farë artificiale.

77

Një farë duhet të vdesë në mënyrë që të prodhoj jetë (1 Korintasve 15:36-38). Jezusi tha, ‘Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt!” (Gjoni 12:24). Në këtë varg është një konfirmim i mahnitshëm i dy prej koncepteve themelore në biologji: 1) Qelizat ngritën vetëm nga qelizat ekzistuese. 2) Një kokërr gruri duhet të vdes që të prodhoj më shumë grurë. Fara a rënë është e rrethuar nga qelizat mbështetëse nga trupi i vjetër. Këto qeliza mbështetëse “i japin jetët e tyre” që të sigurojnë ushqim kokrrës së brendshme”. Si të mbillet, kjo kokërr e brendshme mbin duke rezultuar në shumë grurë.

78

Rendi i krijimit pajtohet me shkencën e vërtetë (Zanafilla 1). Bimët kërkojnë dritë nga dielli, ujë, dhe minerale në mënyrë që të mbijetojnë. Në kapitullin e parë të Zanafillës lexojmë që Perëndia e krijoj së pari dritën (vargu 3), pastaj ujin (vargu 6), pastaj dheun (vargu 9), dhe pastaj e krijoj jetën bimore (vargu 11).

79

Perëndia krijoi “ndriçuesit” në qiej “si shenja për të dalluar stinët, ditët dhe vitet” (Zanafilla 1:14-16). Tani ne dimë se një vit është koha që kërkohet për tokën të udhëtoj njëherë rreth diellit. Stinët shkaktohen me ndryshimin e pozitës së tokës në lidhje me diellin. Fazat e hënës e përcjellin njëra tjetrën në precizitet të orës duke themeluar kalendarin lunar. Evolucioni mëson se gjithësia evoluoi rastësisht, sidoqoftë Bibla pajtohet me dëshminë e dukshme.

80

Bibla flet për “qiejt, dhe qiejt e qiejve,” (Ligji i Përtërrtë 10:14). Shumë kohë përpara teleskopit hapësinor Habëll, Shkrimi fliste për “qiejt e qiejve” dhe për “qiellin e tretë” (1 Mbretërve 8:27; 2 Korintasve 12:2). Tani e dimë se qiejt përbëhen nga atmosfera jonë e menjëhershme dhe shtrirja e gjerë e hapësirës së jashtme – si dhe banesa e mrekullueshme e Perëndisë.

81

Vaji i ullirit dhe vera të dobishëm për plagë (Lluka 10:34). Jezusi tregoi për një njeri Samaritan, i cili kur rastisi mbi një udhëtarë të lënduar, ai ia lidhi plagët – duke i derdhur mbi plagë vajë ulliri dhe verë. Sot e dimë se vera përmban alkool etilik dhe gjurmë të alkoolit metilik. Që të dytë janë dezinfektues të mirë. Vaji i ullirit është gjithashtu një dezinfektues i mirë, si dhe një zbutës i lëkurës, mbrojtës, si dhe lëng qetësues. Kjo është njohuri e zakontë për ne sot. Sidoqoftë, a e keni ditur se gjatë mesjetës dhe deri në fillim të shekullit të 20-të me miliona kanë vdekur sepse nuk kanë ditur se si ti trajtojnë dhe ti mbrojnë plagët e hapura?

82

Njeriu është “krijuar në mënyrë të mrekulluar” (Psalmi 139:14). Ne vetëm po fillojmë ta shqyrtojmë kompleksitetin e molekulës se ADN-së, syrin, trurin dhe të gjitha komponentët e ndërlikuara të jetës. Asnjë zbulim njerëzor nuk krahasohet me mrekullitë e jashtëzakonshme të krijesës së Perëndisë.

83

Bukuria është kuptuar (Zanafilla 1:31; 2:9; Jobi 40:10; Predikuesit 3:11; Mateu 6:28-30). Bukuria na rrethon: perëndimet rrezatues të diellit, bjeshkët madhështore, lulet me ngjyra shkëlqyese, perlat ndriçuese, gjethnaja qetësuese, zogjtë shkëlqyeshëm të stolisur, etj. Bukuria është një mister për evolucionistët. Sidoqoftë, shkrimi na zbulon se Perëndia krijon gjëra të bukura për të mirën tonë dhe lavdinë e Tij.

84

Fuqia nukleare e fortë dhe dobët shpjegohet (Kolosianëve 1:17; Hebrenjve 1:3). Fizikanët nuk e kuptojnë se çka i mban bërthamën e atomit së bashku. Sidoqoftë, Bibla deklaron se “të gjitha gjërat mbahen” së bashku nga Krijuesi – Jezus Krishti.

85

 Zbërthimi i atomit parashikohet (2 Pjetri 3:10-12). Shkrimi deklaron se “elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen” kur toka dhe qiejt të “shkrihen” nga zjarri. Sot nëse elementet e atomit janë liruar, do të ndodhte një lirim madhështorë i nxehtësisë dhe energjisë (radiacionit).

86

Grumbullimi yjor i Plejadës dhe Orionit përshkruhen (Jobi 38:31). Grumbullimi yjor i Plejadës është i lidhur me anë të gravitetit përderisa grumbullimi yjor i Orionit është i lirë dhe i shpërbërë sepse graviteti i grumbullimit nuk është i mjaftueshëm që ta lidhë grupin së bashku. Para 4000 vjetësh Perëndia e pyeti Jobin, “A mund t’i bashkosh ti lidhjet e Plejadave  apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?” Sidoqoftë, është vetëm rishtazi që ne e kuptuam se Plejada është e lidhur me anë të gravitetit kurse yjet e Orionit fluturojnë të ndarë.

87

Pirja e sigurt e ujit (Levitiku 11:33-36). Perëndia e ndaloj pirjen nga enët ose ujit të ndenjur që është ndotur në kontakt me një kafshë të vdekur. Është vetëm në 100 vitet e fundit që shkenca mjekësore ka mësuar se uji i ndotur mund të shkaktoj tifon dhe kolerën.

88

Kontrolli i insekteve të dëmshme (Levitiku 25:1-24). Bujqit sot goditen nga insektet. Sidoqoftë Perëndia e dha një të ilaç të sigurt nga zjarri që ti kontrolloj insektet e dëmshme shekuj më parë. Moisiu e urdhëroi Izraelin që ta ndaj mënjanë një vit nga shtatë kur nuk do të rritej asnjë e korrë. Insektet vërrojnë në kërcejtë e të korrave të vitit të kaluar, çelin vezë në pranverë dhe përjetësohen duke lëshuar vezë në të korrurën e re. Nëse e korra mohohet një vit në shtatë, insektet e dëmshme nuk kanë mbi çka të rrojnë, dhe në këtë mënyrë janë të kontrolluar.

89

Ruajtja e dheut (Levitiku 23:22). Jo vetëm që është dashur që toka të rrinte pasive çdo të shtatin vit, por Perëndia gjithashtu i udhëzoi bujqit që të linin kallinjtë e mbetur kur ti korrnin fushat e tyre dhe të mos i korrnin cepat (anët) e fushave të tyre. Kjo i shërbeu disa qëllimeve: 1) Mineralet vitale të dheut do të ruheshin. 2) Radha e gardhit do ta kufizonte erozionin. 3) Të varfrit mund ti hanin kallinjtë e mbetur. Sot, përafërsisht katër milion tonë metra të dheut humben çdo vit nga tokat e të korrurave të Sh.B.A-s çdo vit. Shumë prej kësaj shterje do të mund të shmangej nëse urdhrat e Perëndisë do të ndiqeshin.

90

Instinktet e kafshëve të kuptuara (Jobi 39; Fjalët e Urta 30:24-28; Jeremia 8:7). Një merimangë e sapo çelur e thur një rrjetë të ndërlikuar pa qenë e mësuar. Një flutur e sapo del disi dinë të lundroj një rrugë migrimi 4022.5 km-she pa drejtues. Perëndia e shpjegon se ai e ka pajis secilën krijesë me njohuri specifike. Shkrimi, jo evolucioni, i shpjegon instinktet e kafshëve.

91

Kafshët nuk kanë ndërgjegje (Psalmi 32:9). Një papagall mund të mësohet të shajë dhe të blasfemoj, megjithatë kurrë të mos jetë e bindur. Shumë kafshë vjedhin por nuk ndjejnë faj. Nëse njeriu ka evoluar prej kafshëve prej nga erdhi ndërgjegjja jonë? Bibla e shpjegon se vetëm njeriu u krijua si qenie morale në shëmbëlltyrën e Perëndisë.

92

Pseudo-shkenca parashikohet (1 Timoteu 6:20). Teoria e evolucionit e kundërshton dëshminë e dukshme. Bibla na paralajmëroi që përpara se do të vinin ata që do të shpallnin: “fjalët e kota dhe profane dhe nga kundërshtimet e asaj që quhet në mënyrë të rreme shkencë.” Shkenca e vërtet pajtohet me Fjalën e Krijuesit.

93

Shkenca e konfirmon Biblën (Kolosianëve 2:3). Këto ndriçime e vendosin Biblën shumë më lartë ndaj çdo teorie të krijuar nga njeriut dhe ndaj gjithë librave tjerë të ashtuquajtur të frymëzuar. Në të kundërtën, Kurani deklaron se dielli perëndon në njëfarë burimi më lym të zi. (Surja 18:86). Hadithi mban shumë mite. Libri i Mormonëve deklaron se vendasit amerikanë e kanë prejardhjen prej Judenjve – gjë e cila është hedhur poshtë nga hulumtimet e ADN-së. Shkrimet e Lindjes gjithashtu e kundërshtojnë shkencën e vërtetë.

94

Ndërgjegjja e njeriut shpjegohet (Romakëve 2:14-15). Bibla na zbulon se Perëndia e ka vendosur ligjin e Tij moral në zemrën e çdo njeriu. Con do të thotë  me dhe shkenca do të thotë njohuri. Ne e dimë se është gabim të vrasësh, gënjesh, vjedhësh, etj. Vetëm Bibla e shpjegon se çdo njeri e ka një njohuri të dhënë nga Perëndia të dallimit të së mirës dhe së keqes.

95

Dashuria shpjegohet (Mateu 22:37-40; 1 Gjonit 4:7-12). Evolucioni nuk mund ta shpjegoj dashurinë. Sidoqoftë, Fjala e Perëndisë na zbulon se vetë qëllimi i ekzistimit tonë është që ta njohim dhe ta duam Perëndinë dhe njerëzit. Perëndia është dashuri, dhe ne u krijuam në imazhin e tij që të reflektojmë dashurinë e Tij.

96

Ti në të vërtetë je frymë (Numrat 16:22; Zakaria 12:1). Personaliteti është jo-fizik. P.sh. mbas një transplantimi të zemrës pranuesi nuk e merr karakterin e dhënësit. Një i amputuar nuk është gjysma e personit që ka qenë përpara se ti humbiste gjymtyrët. Natyra jonë e përjetshme është frymë, zemër, shpirt dhe mendje. Bibla na tregon se “njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën". (1 Samuelit 16:7).

97

Shkaku i vuajtjeve zbulohet (Zanafilla 3; Isaia 24:5-6). Toka i nënshtrohet mjerimit që paraqitet të jetë në kundërshtim me universin tonë të dizajnuar mrekullisht. Sidoqoftë  Bibla jo evolucioni, e shpjegon origjinën e vuajtjes. Kur qenia njerëzore u rebelua kundër Perëndisë, rezultoi mallkimi – duke e paraqitur mundimin, dhembjen dhe vdekjen në botë.

98

Vdekja shpjegohet (Romakëve 6:23). Të gjithë përfundimisht vdesin. Vetëm Bibla e shpjegon se pse vdesim – “Shpirti që mëkaton do të vdesë” (Ezekieli 18:20). Mëkati është shkelje e ligjit të Perëndisë. Që të shikoni nëse do të vdisni, ju lutem përsëritni dhjetë urdhërimet e Perëndisë (Eksodi 20). A keni gënjyer ndonjëherë? (Rrenat e bardha dhe gënjeshtrat pa rëndësi llogariten). A keni vjedhur ndonjëherë? (Kopjimi në provim ose mospagimi i tatimit është vjedhje.) Jezusi tha se: “kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.” (Mateu 5:28). A keni shikuar ndonjëherë me lakmi? Atëherë jeni një kurorëshkelës në zemër. A e keni urryer ndonjëherë dikë, ose a i keni thënë dikujt budalla? Nëse është ashtu Bibla thotë se jeni fajtor për vrasje. (Mateu 5:21-22; 1 Gjonit 3:15). A keni përdorur ndonjëherë emrin e Krijuesit tuaj (Zot, Perëndi, Jezus ose Krisht) kot? Kjo quhet blasfemi – dhe Perëndia e urren atë. Nëse i keni thyer këto urdhërime ndonjëherë, atëherë ju vetë e pranoni, se jeni blasfemues/e, vrasës/e, kurorëshkelës/e, vjedhës/e, dhe gënjeshtar/e në zemër. Dhe ne i kemi shikuar vetëm pesë prej Dhjetë Urdhërimeve. Kjo është se pse vdesim.

99

Drejtësia kuptohet (Veprat e Apostujve 17:30-31). Ndërgjegjja jonë e dhënë nga Perëndia e zbulon se i gjithë mëkati do të gjykohet. Thellë në zemrat tona e dimë se Ai që i ka krijuar sytë sheh çdo mëkat të fshehur (Romakëve 2:16). Ai që e ka formuar mendjen tonë e mbanë mend shkeljen tonë të kaluar sikur të ketë ndodhur tani. Perëndia ka deklaruar se dënimi për mëkatin është vdekja. Vdekja fizike vjen së pari, pastaj vdekja e dytë – që është ndarja e përjetshme nga Perëndia në liqenin e zjarrtë (Zbulesa 21:8). Perëndia nuk mund të gënjej. Çdo mëkat do të gjykohet. Drejtësia e tij e kërkon këtë. Por Perëndia është gjithashtu i pasur në mëshirë ndaj të gjithë atyre që thërrasin emrin e tij. Ai e ka përgatitur një rrugë që drejtësia të shërbehet dhe të tregohet mëshira.

100

Jeta e përjetshme zbulohet (Gjoni 3:16). Shkencëtarët e kërkojnë më kot shërimin e plakjes dhe vdekjes. Sidoqoftë, lajmi i mirë është se Perëndia, që është burimi i çdo jete, e ka përgatitur një rrugë për të na falur falas që ne të mund të jetojmë përgjithmonë me Të në qiell. “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” (Romakëve 5:8). “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:16). Perëndia e dëshiron një marrëdhënie përjetësisht të dashur me secilin person – të lirë nga mëkati, frika dhe dhembja. Prandaj, Ai e dërgoj Birin e Tij që të vdesë për ne si zëvendësimi ynë në kryq. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakëve 6:23). Jezusi kurrë nuk mëkatoi, prandaj vetëm Ai është i kualifikuar të paguaj dënimin për mëkatet tona në kryq. Ai vdiq në vendin tonë. Ai pastaj u ringjall nga varri duke e mundur vdekjen. Të gjithë ata që kthehen nga mëkatet e tyre dhe i besojnë Atij do të shpëtohen. Që të pendohesh dhe ta vendosësh besimin tënd në Jezus Krishtin, bëni Psalmin 51 lutjen tuaj. Pastaj lexoni Biblën çdo ditë duke ju bindur asaj që lexoni. Perëndia kurrë nuk do t’ju lërë në baltë.

101

Zgjidhja ndaj vuajtjeve (Zbulesa 21). As evolucioni dhe as religjioni nuk të ofron një zgjidhje ndaj vuajtjes. Por Perëndia e ofron qiellin si dhuratë ndaj të gjithë atyre që besojnë në Birin e Tij. Në qiell “Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan”. (Zbulesa 21:4). “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:16)


Bibla është e frymëzuar nga Krijuesi. Prandaj nuk është çudi që pyetjet përfundimtare të jetës gjejnë përgjigje brenda faqeve të saj. Bibla e zbulon qëllimin e ekzistencës sonë. Vetëm Shkrimi e shpjegon qëllimi e ekzistencës tonë. Vetëm Shkrimi e zbulon nga erdhi ndërgjegjja jonë. Dhe asnjë burim tjetër nuk e zbulon shkaktarin themelor të vdekjes. Duke e parë se të gjithë vdesin, a nuk do të ishte mençuri të kërkonim shërim në të vetmin libër që e dëshmon se është frymëzuar nga Perëndia. Bibla ofron të vetmin ilaç për mëkatin, vuajtjen dhe vdekjen. Fjala e Perëndisë e prezanton të vetmin Shpëtimtar të përsosur, pa mëkat – një që vdiq për mëkatet tona dhe u ringjall nga vdekja. Jezusi është Krijuesi (Gjoni 1; Kolosianëve 1). Ai tha, “Unë dhe Ati jemi një.” (Gjoni 10:30). Ai tha, “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6). Dhe Ai ju premton ndjekësve të tij: “dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë” (Gjoni 10:28). Destinimi yt i përjetshëm do të vendoset nga zgjedhja jote. Është vetëm një zgjidhje për mëkat. Jezusi vdiq në vendin tënd. Vetëm me anë të besimit në punën e mbaruar të Krishtit do të shpëtohesh. Kjo është dhurata e lirë që i ofrohet të gjithëve. Ju lutem mos lejoni që krenaria, feja, opinionet ose dashuria për mëkat t’ju ndajë nga Perëndia. Asnjë mëkat nuk vlen për një përjetësi në ferr. Ju lutem dëgjoni fjalët e Jezusit – “Pendohuni dhe besoni ungjillin”. (Marku1:15). Nëse pendohesh do të jetosh në qiell me Krijuesin tonë të mrekullueshëm përgjithmonë!

Përktheu: Stafi i Përgjigje Islamit

Marrë me leje nga www.eternal-productions.org  1-877-370-7770